Sot në seancën e Kuvendit është votuar kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.Kjo rezolutë kaloj me 53 vota për e 11 abstenime.
“Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare”, tha Haxhiu.
Duke falënderuar deputetet për mbështetje ndaj kësaj rezolute, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu njoftoi se me këtë rezolutë kërkohet që të largohet plotësisht kriteri diskriminues prej minimum 15 vjet pune.
Postimi i plotë :
Me 53 vota për dhe 11 abstenime kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënësMë në fund mora besimin e grupeve parlamentare të Ldk-së dhe Pdk-së, dhe komuniteteve pakicë jo serbe, për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare.Falënderoj deputetët për mbështetje!