63 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë, 87 të shëruar

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 15.333. Nga ta 616 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë testuar 592 mostra dhe 63 kanë rezultuar pozitive.

Reklama e sponzorizuar

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 87 persona. Numri i të shëruarve ka arritur në 12.987. Ndërsa raste aktive janë 1730.

Në spitalet në Kosovë 11 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë. Tre janë në respiratorë e 8 me maskë CPAP.

Në total në QKUK dhe klinikat e saj e në spitalet rajonale, po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Por ka edhe tjerë që janë në pritje të testimit apo të rezultatit. Me oksigjenoterapi raportohet se janë 118 pacientë.