Banka që shkeli ligjin 23 milionë herë gjobitet me rreth 1 miliardë dollarë

The Westpac sign is seen at their banking headquarters in Sydney on May 8, 2017. Australian banking heavyweight Westpac posted a six percent rise in interim net profit to 2.89 billion USD on May 8, 2017 on the back of a strong performance from institutional operations. / AFP PHOTO / PETER PARKS (Photo credit should read PETER PARKS/AFP/Getty Images)

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

Shuma rekord, 1,3 miliardë dollarë australianë (920 milionë dollarë amerikanë) u shpall të enjten nga AUSTRAC, një rregullator në Australi që lufton krimet financiare. Si pjesë e marrëveshjes, Westpac pranoi se ka thyer ligjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit më shumë se 23 milionë herë.

Nëse gjoba miratohet nga një gjykatë australiane, do të ishte ndëshkimi më i madh ndaj një korporata në historinë e vendit. Rekordin e mëparshëm e mban Banka Australiane e Komonuelthit, e cila në vitin 2018 u gjobit me 700 milionë dollarë australianë (493 milionë dollarë amerikanë) pasi pranoi se kishte shkelur ligjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Reklama e sponzorizuar