A do t’iu lejohet hyrja kosovarëve në shtetet e BE-së nga 1 tetori?

Në një takim që po mbahet aktualisht në Bruksel do të vendoset nëse qytetarët nga Kosova do të lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 tetori.

Në këtë takim po diskutohet për rishikimin e listës së vendeve të treta që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE’së bazuar në situatën epidemiologjike, shkruan Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Pasi Kosova kohëve të fundit ka pësuar rënie të ndjeshme të numrit të rasteve të reja dhe viktimave, vendi ynë aktualisht ka përmbushur parakushtet për të qenë në hartën e gjelbërt.

Por, eksizton një problem që Kosovën dhe shtetet përreth të mbeten ende në hartën e kuqe të shteteve të ndaluara për kalim në shtetet e BE’së. Kjo pasi që vendimi përfundimtar i Bashkimit Evropian mund të ndikohet më shumë nga situata në shumicën e vendeve të BE-së, ku ka shpërthim të rasteve me Covid-19 dhe kur shumë shtete janë duke konsideruar mbylljen e kufijve pas rritjes së shifrave.