DASH: Shqipëria vend i vështirë për të bërë biznes, shkak korrupsioni

Për të 7-in vit me radhë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja.

Raporti i DASH evidenton se vendi duhet të përmbushë kushte përpara komferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.

Në raport thuhet se pavarësisht një kornize të shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave, si nga problemet vazhdueshme në Shqipëri. 

Reklama e sponzorizuar

Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. 

Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri sepse titulli i qartë është i vështirë për tu fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës.

Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i papërshtatshëm. 

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar siç duhet kompensimin e pronave

Më tej në raport thuhet se Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International 2019 e renditi Shqipërinë në vendin e 106-të të 180 vendeve, një rënie prej shtatë vendeve nga 2018.

Si pasojë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tani perceptohen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor.

Disa nga gjetjet në raport

•             Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.

•             Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.

•             Kontrata të vështira për tu zbatuar.

•             Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera qshtë I gjithëpranishëm.

•             Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.

•             Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.

•             Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa par pagesa të tilla.

•             Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palqve të tjera në një ccështje që lidhet me investimet.

•             Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos cështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që nuk janë te tyre.

•             Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë,korrupsioni emdemik vazhdon të minonë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.

•             SHBA nuk figuron më vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.