Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar ka pas më shumë dergime të të hollave edhe pse kohe pandemie. Njohësit e cështjeve ekonomike thanë se remitencat janë faktori kryesor në stabilitetin ekonomik të vendit
Pandemia ka ndikuar në ekonominë e vendit por nuk e ka ndikuar edhe uljen e remitencave përkundrazi janë rritur.
Nga Banka Qendrore e Kosovës thanë se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti remitancat kanë kapur shumën 405.4 milionë.
“Dërgesat për periudhën janar-qershor 2019-të janë 405.4 milionë euro ndërkohë në periudhën janar-qershor të këtij të dhënat zyrtare janë :433.2 milionë Euro apo një rritje pë gjashtëmujorin e pare në shumën prej 27.8 milionë euro me shumë se në të njejten periudhë të vitit paraprak”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
E njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se remitancat janë faktorët kryesor në stabilitetin e vendit
“Kontributi i diasporës sonë nëpër botë është faktori që ka mbajtur Kosovën në aspektin ekonomik apo social…Ekzistojnë tri forma të dërgimit të këtyre remitencave: direkte, indeirekte dhe perifere. Kjo nënkupton se kontributi i remitencave të tyre është më tepër se dy miliardë euro e që është edhe më shumë se buxheti i Kosovës i miratuar në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Safet Gërxhaliu.
Ndërsa vetëm në periudhen e pandemisë mars-qershor remitencat kanë kapur shumën 306.7 milion euro./RTV Dukagjini/