Kursi i këmbimi, si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa blihet sot me 104.8 lekë dhe shitet me 05.8 lekë në raport me dje.

Monedha europiane ka fituar pikë krahasuar me ditën e enjte duke u blerë sot me 122.3 lekë dhe duke u shitur me 123 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 144.1 lekë dhe duke u shitur me 145 lekë në raport me ditën e djeshme.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane blihet sot me 114.3 lekë dhe shitet me 115.1 lekë duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/