Dështon përsëri kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuvendi i Kosovës

Edhe në seancën e sotme ka dështuar për herë të pestë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

Pro këtij votimi kanë qenë 35 deputetë, gjë që e pamundëson miratimin e Projektligjit ndërsa Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka ftuar shefat e grupeve parlementare për konsultime, shkruan KOHA.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike kishte dështuar katër radhaz të votohej në seanca e kaluara për shkak se nuk i ka pasur votat e nevojshme.

Reklama e sponzorizuar