Si të eksportoni produkte në BE?

Një nga aspektet kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është edhe krijimi gradual i zonës së lirë tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Bazuar në këtë, MSA-ja ka krijuar marrëveshje të tregtisë së lirë mes palëve. Përmes kësaj marrëveshje, iu është dhënë çasje e plotë dhe pa tarifa doganore eksporteve të Kosovës në tregun e BE-së përveç për një numër të limituar të produkteve për të cilat aplikohet regjimi i kuotës.

Për të ndihmuar bizneset që dëshirojnë të eksportojnë në tregun mbi 500 milionësh të BE-së, Komisioni Evropian ka krijuar një “helpdesk” online ku mund të gjeni të gjitha informatat për procedurat për eksport në BE. 

Reklama e sponzorizuar

Ky helpdesk shërben si one stop shop ku mund të informoheni rreth eksportit në BE përfshirë:

  • Tarifat doganore që duhet të paguani në kufi
  • Rregullat e origjinës që definojnë se prej nga është një produkt dhe a përfiton nga trajtimi preferencial doganor
  • Standardet e sigurisë, ato teknike dhe shëndetësore që duhet të plotësoni
  • Dokumentacioni i kërkuar për dërgesa
  • Tatimet e brendshme (TVSH) për të gjitha 28 vendet anëtare

Për më shumë detajet në ketë link: http://exporthelp.europa.eu/thdapp/display.htm?page=form%2fform_MyExport.html&docType=main&languageId=en