Dogana fillon me shitjen online të mallrave të konfiskuara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallrat e konfiskuara.

Sipas komunikatës dërguar mediave, ky sistem mundëson që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.

Njoftohet gjithashtu se sistemi funksionon përmes web-faqes së Doganës ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastja qasja në ankande është automatike.

Reklama e sponzorizuar

“Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administratës tani sistemi i shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që ka funksionon 100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të doganës në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftim.