Rukiqi: Ulja e TVSH-së për produktet bazë duhet të jetë masa fillestare për ta përballuar krizën aktuale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se masat fillestare për adresimin e krizës aktuale në të cilën gjendet Kosova, duhet të jenë normat më të ulëta të TVSH-së për disa produkte bazë si dhe subvencionimi i një pjese të shpenzimeve të transportit.

Kurse ndërhyrjen në treg, për të përcaktuar marzha dhe çmime, Rukiqi thotë se e sheh si të papranueshme dhe antikushtetuese.

Sipas tij, kjo ndërhyrje është precedentë jashtezakonisht i rrezikshëm dhe ka për synim të mbulojë paaftësinë në menaxhim të krizës me çmime.

Reklama e sponzorizuar

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se për ta menaxhuar një krizë fillimisht duhet që ta pranosh që ka krizë.

Ndërsa, në rastet kur ka “spekulues” të çmimeve në treg dhe të atillë që dëmtojnë konkurrencën në treg, ai thotë se “duhet të luftohen të njëjtit, por jo të mbysësh krejt tregun”. /Buletini Ekonomik/