Për herë të dytë, Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë 51 ish-punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës.
Organi i shkallës së dytë i Inspektoratit të Punës e ka vlerësuar si të pabazuar ankesën e aeroportit ndaj vendimit të parë, transmeton KOHA.
Sipas vendimit të organit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, aeroporti obligohej që të rishqyrtonte mos-vazhdimin e kontratave të 51 ish-punëtorëve.
“Inspektorati i Punës…ka obliguar punëdhënësin në fjalë që të anuloj vendimet që mos-vazhdim të marrëdhënies së punës për 23 punonjës si dhe punëdhënësi është I obliguar që të anuloj njoftimet për 28 punonjës. Po ashtu është i obliguar që të rishqyrtoj vendimet dhe njoftimet për mos vazhdim të kontratës së punës së punonjësve të evidentuar”, thuhet në arsyetimin e organit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, ndaj së cilit është ankuar aeroporti.
Punonjësit që nuk iu është vazhduar kontrata janë anëtarë të Sindikatës së punëtorëve të Aeroportit dhe kanë qenë pjesë e grevës së organizuar në gusht të 2019-s, ku është kërkuar trajtim i barabartë dhe kushte më të mira të punës