Gjeneva bën pagën minimale më të lartë në botë

Gjeneva pritet të rrisë pagën minimale në vend në rreth 3800 euro, që raportohet të jetë më e larta në botë, pasi autoritetet lokale kanë aprovuar masat e reja në një votim të befasishëm, në qytetin e njohur zviceran.

500 mijë votues në kanton votuan pro kalimit të propozimit të sindikatave dhe partive të majta, pasi dy herë e kishin refuzuar në të kaluarën më 2011 dhe 2014.

Paga minimale për orë do të rritet në 21 euro për orë, gati dyfishi i asaj që është në Francë, si vend nikoqir. Tani në Gjenevë paga minimale mujore do të jetë 4086 franga bazuar në punën 41-orëshe në javë, apo 49 mijë franga në vit, një nga qytetet më të shtrenjta për të jetuar në botë.

Reklama e sponzorizuar

“France 3” ka raportuar se masat kanë ardhur pasi qyteti zviceran, ekonomia e të cilit varet nga turistët, ishte goditur nga pandemia e koronavirusit, me shqetësimet e ngritura për numrin e rritur të qytetarëve që prisnin para kuzhinave publike, shkruan “The Guardian”.

Pagat në Zvicër caktohen nga autoritet në 26 kantonet e shtetit, por jo në nivele tjera kombëtare.

Paga minimale u aprovua nga 58 për qind e votuesve të Gjenevës dhe masat do të hyjnë në fuqi më 17 tetor.