Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia, përcjell Buletini Ekonomik.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se vullneti i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga vet ai vitin e kaluar, po zbatohet.
Postimi i plotë:
Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.
Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare. Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!