Kantoni zviceran pranon Bitcoin-in për pagesa të taksave

Kantoni Zug thotë se do të pranojë Bitcoin-in ose Ether si pagesa taksash nga shkurti 2021.

Ky veprim do ta bëjë atë kantonin e parë zviceran që pranon pagesa me monedhat virtuale. Zug ka pranuar Bitcoin-in për shërbimet qeveritare që nga viti 2016, por vetëm deri në një vlerë prej 200 CHF.

Në një njoftim për shtyp, drejtori i financave të kantonit, Heinz Tännler, tha: “Si shtëpia e ‘Luginës së Kriptos’, është e rëndësishme për ne që të promovojmë dhe të thjeshtësojmë më tej përdorimin e monedhave virtuale në jetën e përditshme”.

Reklama e sponzorizuar

Tännler tha se kantoni nuk po ndërmerrte ndonjë rrezik, pasi autoritetet do të merrnin franga zvicerane për çdo pagesë të bërë me një monedhë virtuale, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.