Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat ndaj monedhës së përbashkët europiane, euro dhe humbi terren kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105.32 lekë ose 0.68 lekë më shumë.
Euro u forcua lehtë me 0.03 lekë dhe është kuotuar të enjten në tregun valutor në vlerën 124.10 lekë.
Në trende të kundërta këmbehen sot me lekun edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u forcua me 1.26 lekë dhe këmbehet me 136.41 lekë. Ndërsa monedha zvicerane u zhvlerësua me 0.02 lekë dhe këmbehet 115.48 lekë/ATSH.