Si ka qenë ecuria javore e valutave kryesore në raport me lekun?

Dollari amerikan ka ndjekur një linjë zbritëse përgjatë tërë kësaj jave duke humbur pikë që nga dita e mërkurë deri ditën e Premte kur është këmbyer me 102.86 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane e ka nisur javën në vlerën e 122.97 lekë për të arritur ditën e djeshme në kuotën e 123.11 lekë duke regjistruar kështu një rritje graduale çdo ditë të kësaj jave.

Paundi britanik ndërkaq sikurse edhe Dollari ka pësuar një rënie të vazhdueshme që nga dita e martë kur është forcuar disi në raport me ditën e Hënë për të kapur dje nivelin e 141.62 lekë më një rënie totale prej afro 0.5 pikë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është karakterizuar nga disa luhatje shumë të lehta të vlerës përgjatë periudhës së 12-16 prillit duke u këmbyer ditën e Premte me 111.84 lekë pa ndonjë diferencë të rëndësishme në raport me fillimin e javës./Scan tv/