Monedha europiane është karakterizuar nga një qëndrueshmëri e vazhdueshme për gjatë tërë kësaj jave pasi e ka nisur ditën e hënë në vlerën e 123.99 lekë dhe e ka mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 123.77 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan është valuta e vetme që ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës duke fituar rreth 1 pikë që nga fillimi i javës teksa e ka mbyllur ditën e premte në nivelin e 106.22 lekë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Paundi britanik ka regjistruar lëvizje konstante të vlerës duke u këmbyer në fillim të javës me 135.06 lekë dhe më pas ditën e mërkurë ka rënë në kuotën e 134.57 lekë, për të rikuperuar sërish ditën e djeshme në nivelin e 135.26 lekë.
Franga zvicerane ka ndjekur një kurbë rritëse që nga dita e hënë duke u këmbyer në pikun e saj ditën e mërkurë me 115.05 lekë për të rënë më pas ditën e premte në nivelin e 114.51 lekë, me një rënie totale prej rreth 0.5 pikë që nga fillimi i periudhës së 21-25 shtatorit./Scan-tv/