Në javën e parë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 5.000 gjoba për qytetarët që nuk mbajtën maska dhe respektuan distancën fizike.
Gjoba për këto shkelje të ligjit është 35 euro.
Numri më i madh i gjobave është shqiptuar në rajonin e Prishtinës.
“Nëse flasim për angazhimet e Policisë që kur ka filluar zbatimi i Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19, deri më sot janë shqiptuar rreth 5.000 gjoba. Referuar gjendjes së tanishme mund të themi se rastet më të shpeshta janë ato që ndërlidhen me nenin 24 të Ligjit të potencuar për bartje të maskës dhe mbajtje të distancës fizike”, thuhet në përgjigjen më shkrim nga Policia e Kosovës për KP-në.
Ndërkohë, gjoba ka shqiptuar edhe Inspektorati Sanitar, 62 për persona fizikë dhe 37 për bizneset.