Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të fillojë shpërndarja e 60 milionë eurove të fondit për rimëkëmbjen ekonomike, transmeton KOHA.
Hoti përmes Facebook ka deklaruar se deri në fund të vitit, do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që janë aprovuar nga Qeveria.