Qeveria miraton udhëzimin administrativ që pritet të përcaktojë një çmim maksimal të lejuar të karburanteve

Mbledhja e Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar dhe në të njëjtën kohë edhe miratuar projektudhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme në Kosovë dhe disa masa tjera mbrojtëse.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka propozuar Qeverisë miratimin e projektpropozimit administrativ, që pritet të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar për produktet e naftës dhe karburatanve tjera në vend.

Sipas Hajdarit, në Kosovë muajve të fundit ka mospërputhje të çmimeve nëse i krahasojmë me lëvizjet në tregjet botërore, mospërputhje këto të cilat i kanë konfirmuar edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Dogana e Kosovës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Reklama e sponzorizuar

Prandaj, ajo ka ritheksuar se duhet që sa më shpejtë të caktohet një çmim maksimal i lejuar apo një kufizim i marzhës tregtare.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror”, ka thënë Hajdari.

Ndryshe, çmimi i karburanteve në Kosovë  muajve të fundit ka arritur në shifrarekorde. Vetëm gjatë javës së fundit, çmimi i një litre naftë në vend ka arritur në 1.90, deri në 1.94 euro. /Buletini Ekonomik/