Nis asfaltimi i lagjes “Pejton”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tashmë ka nisur asfaltimi në lagjen “Pejton”.

“Sot filluam me asfaltimin e lagjes Pejton e për të vazhduar më tutje. Por, fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen”, tha Ahmeti përmes një postimi në Facebook.