Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë kërkuar shteteve që të jenë të gatshëm për të shpërndarë një vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të tetorit.
Prodhuesi amerikan i barnave Pfizer mendon se do ti kërkohen mjaft të dhëna nga Administrata e Barnave dhe ushqimit të SHBA, para se të autorizohet vaksina e saj e mundshme muajin tjetër.
Shumica e ekspertëve mendojnë se nuk ka të ngjarë, por jo të pamundur që një vaksinë të jetë gati përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Janë të paktën shtatë vaksina kandidate në fazën 3, dhe ka shumë mundësi që të paktën një vaksinë e suksesshme të dalë muajt në vijim.
Kompanitë farmaceutike po garojnë gjithashtu për të zhvilluar trajtime efektive për sëmundjen.
Një vaksinë efektive është shpallur si plumbi magjik që do të lejojë ekonominë globale të kthehet shpejt në ingranazh. Megjithatë ka arsye pse rikuperimi mund të jetë i ngadaltë: vaksinat zakonisht nuk janë 100% efektive dhe do të ketë një numër të kufizuar të dozave për t’u shpërndarë.
Shpërndarja mund të jetë një problem, si midis vendeve ashtu edhe brenda tyre. Edhe nëse ato sfida tejkalohen, disa njerëz mund të zgjedhin të mos vaksinohen.
Neil Shearing, kryekonomist në ‘Capital Economics’, shkroi së fundimi se ka një sërë rezultatesh të mundshme për ekonomitë sapo një vaksinë të jetë gati. Dhe do të ishte e gabuar, tha ai, të supozojmë se një vaksinë do të transformojë perspektivën ekonomike për vitin e ardhshëm.
“Në njërin skaj të spektrit qëndron një vaksinë shumë efektive që prodhohet dhe shpërndahet shpejt. Në anën tjetër qëndron një vaksinë më pak efektive që përballet me sfida të konsiderueshme të prodhimit dhe shpërndarjes dhe do të ishte në furnizim relativisht të shkurtër në vitin 2021,” tha ai.
“Në shumicën e skenarëve në mes, ka të ngjarë që masat e kufizimit, duke përfshirë distancimin social dhe kufizimet e udhëtimeve në disa vende, do të qëndrojnë në fuqi edhe në nëj të ardhme të parashikueshme”./CNN Business