Personeli teknik i QKUK-së në protestë

Në shenjë pakënaqësie për mospërfshirje në listat e shtesave prej 300 euro të ndara nga Qeveria për rrezikshmëri, ka nisur protesta e personelit mbështetës, të cilët janë të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në protestë po marrin pjesë dhjetëra punëtorë nga administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, shërbyesit e ushqimit, bocmenët, shërbimet teknike, si dhe ata të pastrimit.

Në vazhdimësi është raportuar për ndarjen zinxhirore që i është bërë personelit të qendrave mjekësore, që janë në kontakt të vazhdueshëm me personat e prekur me Covid-19.

Reklama e sponzorizuar
Fillon protesta e personelit teknik të QKUK-së