Kroaci/ BEI do të mbështesë zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane

Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të ndihmojë Kroacinë në përmbushjen e objektivave mbi klimën dhe për të përfituar nga mundësitë e ofruara nga Marrëveshja e Gjelbër Europiane, duke rritur mbështetjen financiare dhe këshillimore për qeverinë kroate dhe sektorin publik dhe privat të vendit.  

Zëvendëspresidentja e BEI, Teresa Czerwińska, foli mbi mekanizmat mbështetëse të BEI gjatë Konferencës mbi Potencialin e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane në Zagreb.  

BEI ka prirjen të rrisë aktivitetet e huadhënies në Kroaci për të mbështetur dixhitalizimin, inovacionin, elektronikën, efikasitetin e energjisë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme, për të ndihmuar Kroacinë të mbyllë çdo hendek të mundshëm financimi gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane.  

Reklama e sponzorizuar

Marrëveshja e Gjelbër do t’i mundësojë Bashkimit Europian të transformohet në një ekonomi moderne, efikase dhe të sigurojë që deri në vitin 2050 të mos ketë emetime neto të gazrave serë, veçanërisht në rajonet që varen shumë nga lëndët djegëse fosile, siç janë qarqet Istria dhe Sisak-Moslavina në Kroaci.