Në kuadër të mbledhjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të nënshkruhet edhe disa marrëveshje në fushën e kulturës, raporton EO.
Miratimin e Qeverisë kanë marrë kalendari i përbashkët vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
Gjithashtu pritet që të nënshkruhet një marrëveshje në fushën e filmit dhe një memorandum bashkëpunimi.
Qeveria ka miratuar draftin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë për platformën e përbashkët digjitale të arsimit para universitar.
Në mbledhjen e ekzekutivit kosovar është miratuar edhe drafti i memorandumit të bashkëpunimit për krijimin e korridorit digjital 5G dhe lehtësimit të lëvizjes në të ardhmen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të arrihet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë në përballje me Covid-19.