Kosova përfiton 75 milionë euro për energji nga marrëveshja IPA 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka nënshkruar marrëveshjen IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilën Kosova do t’i përfitojë 75 milionë euro, të cilat janë të dedikuara për fushën e energjisë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Bislimi tha se ky program përbën një hap tjetër të Kosovës drejt integrimit evropian.

Bislimi tha se marrëveshja hy në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, derisa 68 milionë euro do të barten në buxhetin e shtetit shumë shpejt, kurse 7 milionë vitin tjetër.

Reklama e sponzorizuar

“Sot e nënshkruam marrëveshjen financiare IPA 2023 e cila i është dedikuar financimit në fushën e energjisë. Ky program përbën një hap tjetër drejt integrimit evropian dhe dëshmon përkushtimin tonë ndaj vlerave dhe standardit evropian. Nga ky program Kosova fiton 75 milionë Euro të cilat do të na ndihmojnë në kalimin e krizës energjetike”, tha Bislimi.

“Marrëveshja hyn në fuqi sot dhe menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje të cilat kalojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa 7 milionë euro vitin e ardhshëm. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në kuadër të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha tutje Bislimi./EO/