Sekuestrohen 270 kilogramë mish pule nga vetura me targa të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së hënës ka sekuestruar 270 kilogramë mish pule, 48 kanaqe pije energjike, një kilogram duhan refuz dhe dy stekë me cigare, në një veturë me targa të Serbisë, gjatë patrullimit në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Në raportin 24-orësh theksohet se mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor.

I dyshuari është liruar.

Reklama e sponzorizuar

Raporti zyrtar policor e ka cilësuar rastin si “kontrabandim me mallra”.