Sërish hedhet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e re plenare, ku është futur sërish në rend dite votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kjo u bë me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, të cilët kërkuan që ky Projektligj të futet në rend dite dhe të hidhet sërish në votim.

Me 66 vota për, deputetët u pajtuan që të hyjë në rend dite ky Projektligj. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se do ta hedh në votim këtë Projektligj pas deklarimeve jashtë rendit të ditës.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq në seance e cila u mbajt sot në orën 10:00, për të tretën herë më radhë ky Projektligj dështoi të marrë votat e duhura nga deputetët.