Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, dhe dy zëvendësat e tij, Avni Jashari e Valbona Dibra, llogariten ndër menaxheret me pagat më të larta në Kosovë, bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti-Korrupsion.
Tolaj si kryeshef në AKP merr pagë vjetore 52 mijë e 923 euro. Si pagë mujore i bie 4 mijë e 410 euro.
I dyti më i paguari në AKP është Avni Jashari, Zëvendës Drejtor Menaxhues. Paga e tij vjetore është 47 mijë e 314 euro, apo rreth 4 mijë euro pagë mujore.
Ndërsa paga e Valbona Dibrës, si zëvendëse e dytë e Tolajt në AKP, shkon në 3 mijë e 880 euro. /Buletini Ekonomik/