A do të kalojë 10 përqindëshi i Trustit të hënën?

Koalicioni qeverisës, këtë të hënë tenton për herë të shtatë, të kalojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Lajmi se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme me këtë pikë të rëndit, është bërë i ditur nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Gashi thotë se tashmë i kanë të garantuara 61 nënshkrime, dhe seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet të hënen.

Reklama e sponzorizuar

Ai tutje ka theksuar se ka edhe disa deputetë të tjerë të partive pozitare që nuk kanë nënshkru por që pritet të votojnë të hënen.

“Janë 61 deputetë të partive që janë në pushtet që e kanë nënshkru kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Ka disa deputetë të pushtetit që nuk e kanë nënshkru akoma por që pritet me e votu” tha Gashi.

Gashi, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se pas nëshkrimeve të 61 deputetëve, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”

Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvend për të gjashtën herë me radhë.