​Miratohet kredia e Bankës për Zhvillim për Kosovën në vlerë 30 milionë euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar dhe miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19.

Ministrja e financave, Hykmete Bajrami në arsyetimin e kësaj marrëveshje tha se kap vlerën në 30 milionë eurove dhe ka për qëllim t’i ofrojnë likuiditet ndërmarrjeve përmes kredive me kushte të volitshme.

Reklama e sponzorizuar

Deputetët gjithashtu kanë shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, megjithatë nuk ka marrë votat e mjaftuara.