Cilat janë pengesat që shteti serb po i zbaton ndaj prodhuesve kosovarë?

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ka deklaruar se Serbia po e shkel marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-në në shumë aspekte karshi Kosovës.

Sipas tij rreth 90 për qind e mallrave serbe që po hyjnë në Kosovës kanë shenjën e konformitetit 3A e që ndalohet me marrëveshjen e CEFTA-së.

Krasniqi tha se kanë nisur konfiskimi i këtyre mallrave, por që nuk është bërë publik si aksion me qëllim që mos të dëmtohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se problematike mbetet që të gjitha bizneset që transportojnë mallra drejt Kosovës nëpër Serbi po detyrohen që të largojnë mbishkrimin Republika e Kosovës dhe ta vendosin “Kosovo Metohija”.

Ministri shtoi se ka bërë thirrje që kjo të rregullohet dhe ka marr garancinë nga zyrtarë të CEFTA-së dhe kjo do të përmirësohet shpejt.

“Një çështje tjetër që e kemi ngritur është barriera doganore që po i vendos shteti i Serbisë në kuadër të atyre bizneseve që transportojnë mallra nëpër Serbi nga vende të ndryshme të të vendeve perëndimor, ku cak kanë Kosovën. Kjo ka ndodhur për faktin se shteti I Serbisë që ka filluar të kërkoi përmbajtjen që përmbajnë e çdo produkti shënimin lidhur me deklarimet për shëndetit publik është Republika e Kosovës, sepse destinacion produktet e tilla kanë Republikën e Kosovës, ndërsa shteti i Serbisë kërkon që të largohet totalisht ose të vendos Kosovo Metohije e kemi ngritur këtë shqetësim sepse është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-së“, deklaroi tutje.

Foto: Ridvan Slivova

Krasniqi ka ngritur çështjen e mallrave të shumta të këtij shtetit që hyjnë në Kosovë me shenjën e konformitetit 3A. Ai tha se të gjitha produktet që hyjnë në Kosovës duhet të mbajnë shënimin CE ose KK që është shënim i Kosovës, por që sipas tij këtë nuk po e respekton shteti serb.

“Problemi i konformitetit të mallrave apo shënimit të produkteve që importohen në Kosovë. Në bazë të marrëveshjes së CEFTA-së që kemi me MSA-në deklarohet se në territorin e Republikës së Kosovës në marrëveshjen që janë gjashtë shtete nënshkruese të kësaj marrëveshje thuhet se çdo marrëveshje duhet të mbaj shënimin me CE ose KK që është shënim I Kosovës, ndërsa po ndodh nga shteti i Serbisë që deri më tani hyjnë produkte në vendin tonë me shënimin e 3A që është në kundërshtim me marrëveshjen e CETFA-së. Ne e kemi ngritur këtë shqetësim dhe kemi konsideruar që për të mos e dëmtuar procesin e dialogut që ka nis tani kemi kërkuar të ndërmarrë masa si CEFTA-a ashtu edhe BE-ja dhe të përmirësojnë deklaracionet e tyre që hyjnë produktet serbe në territorin e Kosovës, jemi duke pritur deri në fund të javës dhe sigurisht që ne do kemi edhe konsulta me kryeministrin dhe komisione të ndryshme dhe në të ardhmen do të marrim masa për ta zbatuar marrëveshjen e CEFTA-së”, tha Krasniqi.