Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Luhatje të vazhdueshme të valutave kryesore. Forcohet monedha europiane

Monedha europiane ka regjistruar një javë pozitive sa i përket raportit të saj me monedhën vendase duke u këmbyer ditën e premte me 124.1 lekë në raport me 123.98 lekë që këmbehej ditën e hënë, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkaq Dollari amerikan nuk ka shënuar lëvizje të rëndësishme të vlerës duke pësuar disa ulje të lehta përgjatë kësaj jave për ta mbyllur më pas në nivelin e 105.21 lekë ditën e djeshme më një diferencë të lehtë negative nga dita e hënë.

Paundi britanik pasi është rritur disi në tre ditën e para të javës ka pësuar më pas një rënie të lehtë në raport me Lekun, duke kapur ditën e premte kuotën e 136.1 lekë, më një zbritje prej gati 0.6 pikë nga fillimi i periudhës së 05-9 tetorit.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është dobësuar vazhdimisht duke filluar që nga dita e martë deri ditën e djeshme, për të fituar më pas rreth 0.5 pikë teksa është këmbyer dje me 115.24 lekë, me një ndryshim shumë të lehtë negativ nga dita e hënë.

/SCAN TV/