Ekonomia amerikane u tkurr me 31.4%

Ekonomia amerikane pësoi tkurrjen e saj më të mprehtë në të paktën 73 vjet në tremujorin e dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregëtisë prodhimi i brendshëm bruto ra me 31.4 për qind në tremujorin prill-qershor, më një diferencë të vogël nga parashikimi i mëparshëm prej 31.7 për qind.

Raporti i fundit i qeverisë tregoi se rënia ishte më shumë se tre herë më e madhe se rekordi i mëparshëm prej 10% në tremujorin e parë të vitit 1958, kur Dwight Eisenhower ishte president.

Pavarsisht rënies, ekonomistët besojnë se ekonomia do të zgjerohet sërish me një normë vjetore pre 30 për qind në tremujorin aktual pasi bizneset janë rihapur dhe miliona njerëz janë kthyer në punë. Kjo të rrëzonte rekordin e mëparshëm të një rritje tremujore të PBB-së, një rritje prej 16.7% në tremujorin e parë të vitit 1950.

Qeveria amerikane nuk do të publikojë raportin e saj të PBB-së për muajt korrik-shtator deri më 29 tetor, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Nga ana tjetër ekonomistët po parashikojnë që rritja do të ngadalësohet ndjeshëm në tre muajt e fundit të vitit me një normë prej 4 për qind dhe në fakt mund të kthehet përsëri në një recesion nëse Kongresi dështon të kalojë një masë tjetër stimuluese për ekonominë ose nëse virusi do të rigjallërohet sërish. Në disa shtete, përfshirë edhe Nju Jorkun tashmë ka një rrijte të infeksioneve të reja.

Administrata Trump thotë se rritja solide në tremujorët e ardhshëm do të rikthejë të gjithë prodhimin e humbur nga pandemia./CNBC