Euro humb pikë, dollari forcon pozitat në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat ndaj monedhës europiane dhe humbi terren me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, euro këmbehet me 123.96 lekë ose 0.09 lekë më pak se ditën e enjte ndërsa dollari amerikan u forcua me 0.08 lekë dhe këmbehet me 105.82 lekë.

Në pozita të kundërta në këmbim me lekun paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike është forcuar me 1.10 lekë dhe këmbehet me 136.90 lekë ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0.37 lekë dhe këmbehet me 114.85 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore/ATSH.