Kosova do të përfitojë nga fondet e IPA-së mbi 90 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se me miratimin e këtij projektligji mund të mundësohen investime të konsiderueshme në arsim, energji etj. Ai ka thënë se Kosova do të përfitojë 90.2 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Me këtë projektligj aprovojmë që Kosova të përfitojë 90.2 milionë euro, të huazuara nga BE-ja. Zbatimi mund të ndryshojë nga procedurat dhe zyra e BE-së dhe me miratimin mundësohen investime të konsiderueshme”.