Kosova humbi 1 miliard euro, 30 mijë qytetarë mund të mbesin pa punë

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, po thotë se Kosova deri tani ka pësuar humbje prej 1 miliard eurove dhe nëse do të vazhdohet me këtë trend ai thotë se do të humben 30 mijë vende të punës.

Rukiqi në profilin e tij zyrtar ka përmendur edhe paralajmërimin e Bankës Botërore që Kosova do të ketë në versionin më të keq 8.8 % tkurrje ekonomike.

“- 8.8 % tkurrje ekonomike, e paralajmëruar ne raportin e fundit te Bankës Botërore për Kosovën;

Reklama e sponzorizuar

– 1 miliarde euro demi i deritashëm ne ekonomi, qe nga shfaqja e vendeve te punës

– Deri ne fund te vitit, me këtë trend te tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30, 000 vende te punës
“, ka shkruar kreu i OEK-ut.

Ai në fund thotë se ata që s’po preken nga kjo krizë janë njerëzit në pushtet dhe familjarët që i kanë punësuar nëpër institucione.

“Te vetmit te paprekur nga kjo krize ne ekonomi, po mbesin ata qe marrin vendim dhe familjaret e tyre te punësuar, gjithandej ne institucionet publike”, ka përfunduar Rukiqi.