Kosovës i vjen një donacion prej 100 mijë testeve PCR

Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka dhuruar 100 mijë teste PCR për COVID-19 për Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se procedurat që filluan në shtator, me donacionin në vlerë 1.5 milionë euro, po realizohen sot.

“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë, për çka e falënderoj z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë. Këto teste por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit. Ndërkaq, ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm. Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Reklama e sponzorizuar