Përfundon rruga Shkodër-Velipojë

Pas përfundimit të segmentit të fundit në aksin Shkodër-Velipojë, Kryeministri Edi Rama njoftoi sot hapjen e kantierit Velipojë-Shëngjin.

Rama publikoi sot foto nga rruga e përfunduar Shkodër-Velipojë, ku pas shpronësimeve në segmentin e fundit u përmbyllën me shpejtësi punimet.

“Shkodër-Velipojë pas një pritje të gjatë për segmentin e fundit, ku më fund erdhën dokumentet e shpronësimeve nga bashkia e stërlodhur dhe u mbyllën me shpejtësi të gjitha punimet”, tha Rama.

Reklama e sponzorizuar

Kryeministri theksoi se “tani koha për të hapur kantierin Velipojë-Shëngjin”.

Rruga Shkodër-Velipojë, me një gjatësi 18.3 km u financua nga qeveria shqiptare dhe punimet u zbatuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si pjesë e Projektit për Rehabilitimin e Segmenteve Rrugore Prioritare me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.

Çdo vit janë rreth 100 mijë turistë që udhëtojnë drejt Velipojës. Përveç turistëve, rruga u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të Dajçit, Bërdicës dhe Velipojës, të cilët kanë mundësi të nxjerrin produktet e tyre në treg më shpejt dhe me kosto më të ulët/ATSH/