Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi , ka thënë se ndërmarrjet publike janë në gjendje të rëndë, dhe se duhet reaguar bashkërisht, raporton Ekonomia Online.
Ai këto komente i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik
Krasniqi ka thënë se janë duke u përgatitur për të hyrë në një kredi deri në 30 milionë euro që do t’i ndihmonte ndërmarrjet në kthimin e likuiditetit.
Sipas ti, nëse nuk arrihet të sigurohet kjo kredi, situata do të jetë edhe më rëndë. Ai ka thënë se shumë ndërmarrje publike janë në gjendje të rëndë, ndërsa kritikoi edhe menaxhimin e tyre.
“Sot mundem me ju thanë se kam pasur takime me disa ndërmarrje dhe nuk jam i kënaqur hiq, është e qartë se diçka nuk është duke funksionuar tek ndërmarrjet publike, dhe duhet bashkërisht të marrim masa”.
“Ajo çfarë ne jem tu negociua është që marr ketë kredi, ku ne kemi ndarë 16 milionë euro që dhe 14 milionë euro për çështjen e likuditetit. Do të jemi shumë të kujdesshëm që më ruajt likuiditetin për ndërmarrjet publike”, ka thënë Krasniqi”.