Kujdes: Personave të kësaj moshe u ndalohet dalja në këto orë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për media sot ka bërë të ditura edhe masat e reja të vendosura nga Komiteti për Shëndetësi në bashkëpunim me Minsitrinë e Shëndetësisë dhe IKSHKP-në, si përgjigje ndaj luftës kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.

Masat e reja përfshijnë ndalimin e lëvizjes dhe punës për të gjithë personat mbi moshën 60 vjeçare.

Ministri Zemaj ka shtuar se personave me sëmundje kronike dhe atyre mbi moshën 60 vjeçare do t’u ndalohet paraqitja në punë.

Reklama e sponzorizuar

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65-vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10”, tha Zemaj.

Këto masa do të vazhdojnë të zbatohen në dy javët e ardhsme dhe në varësi të situatës epidemiologjike ato mund të ndryshojnë, u tha në konferencë./Buletini Ekonomik/