Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë regjistruar shtatë vdekje të reja nga koronavirusi në Kosovë. Ndërsa, brenda 24-orëve, janë infektuar 337 persona me COVID-19, raporton KOHA.
IKSHP-ja tutje ka njoftuar se janë shëruar edhe 91 pacientë. Deri më tash, numri i rasteve pozitive në Kosovë është 20 mijë e 179, 688 të vdekur dhe 15 mijë të shëruar. Raste aktive janë 3 mijë e 880.









