Kur do të mbahet seanca përfundimtare për 10% e Trustit?

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili u votua nga 64 deputetë, pritet të hedhet në votim në lexim të dytë me datën 26 tetor, ditën e hënë. Kështu i kanë thënë Buletinit Ekonomik burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndër të tjera, do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. /Buletini Ekonomik/