Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 40 mijë euro për furnizim me perde dhe tepihë.
Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, Kuvendi ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj.
Kompanitë e interesuara për të kryer këtë furnizim kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat deri më 4 nëntor në ora 14:00, derisa para dorëzimit të ofertave, kompanitë duhet të bëjnë një vizitë në Kuvend.
“Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 20.10.2020 në orën 14 00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve cilat janë objekt i kontratës.
Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij furnizimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoriteti Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet në njoftim./Express