Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten Leku humbi terren ndaj valutave kryesore, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104.76 lekë ose 0.13 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa euro u forcua lehtë me 0.02 lekë dhe këmbehet me 123.94 lekë.
Krahasur me monedhat e tjera të huaja, paundi britanik shënoi sot nivelin më të lartë të rritjes me 0.56 lekë. Monedha britanike këmbehet me 137.09 lekë. Ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0.17 lekë dhe këmbehet sot me 115.49 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë/ATSH.