Si pasojë e numrit të lartë të infektimeve javën e fundit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë është detyruar që të vendosë masa të reja kufizimesh, për të parandaluar më shumë përhapjen e pandëmisë Covid-19.
Një ndër masat e reja të kufizimeve është edhe ndalimi i veprimtarisë për dyqanet e gastronomisë, të cilëve iu ndalohet veprimtaria e punës nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Po i njëjti orar i ndalimit të veprimtarisë i dedikohet edhe qendrave tregtrare në vend, të cilat janë po ashtu të detyruara të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Gjithashtu është bërë thirrje të reduktohet numri i stafit në të gjitha institucionet publike dhe private në vend, kurse sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojnë me kapacitete të plota.
“MSH, IKSHPK e Komiteti duhet të veprojmë të gjithë së bashku. Numri i lart i infektimeve na obligon të marrim masa. Masat të cilat i kanë propozuar bashkërisht, kanë të bëjnë që është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet publike dhe private. Shëndetësia dhe siguria duhet të punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Zemaj sot në konferencë për media.
Ndërkohë edhe ligjëratat në universitete do të zhvillohen vetëm në platformën online, si ato publike edhe private.
“Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit. Gastronomia u ndalohet nga ora 21 deri në 5. Është në diskutim që ekipet mjekësore a do të duhet të bëjnë kontrolle në pika kufitare. Konviktet dhe menza e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar masat. Për të gjithë shkelësit e këtyre masat do të ndëshkohen. Vendimet që do të merren do të shqyrtohen brenda dy jave”, ka thënë Zemaj. /Buletini Ekonomik/