Mbyllja e dytë e dëmton diasporën dhe biznesin kosovar

Në emër të AKB-ës, i pari i saj, tha se ka pasur kënaqësinë t’i presë në takimin vjetor kryetarët e degëve të tyre në diasaporë, në Austri, Gjermani, Zvicër e Itali. Ata e vlerësojnë si të dëmshme një mbyllje të dytë nga pandemia, e cila do i sjellë shumë dëme diasporës dhe ekonomisë kosovare duke i redukuar aktivitetet dhe vizitat e diasporës në Kosovë.

Kosova dhe diaspora shqiptare nga pandemia kanë humbur shumë, e dëmet nga mos vizitat e diasporës gjatë verës janë rreth 500 milionë euro. Mjete këto që ishin të freskëta për çdo verë, duke i dhënë injektim për ringjallje vendit, ekonomisë dhe buxhetit.


Mos ardhja e diasporës për festat e fundvitit janë humbje edhe për së paku 100 milionë tjera.
Sipas tyre, qeveria duhet të ketë kujdes për qytetaret duke rritur masat e sigurisë por duke i lënë të lirë për qarkullim.

Reklama e sponzorizuar


Naser Sherifi Dabisheci, kryetar dhe kordinator i përgjithshëm i AKB-së për diasporë, tha se bota po ballafaqohet me krizë nga pandemia por shtetet po i mbeshtesin bizneset dhe ekonominë e tyre pa u kursyer për të shpëtuar bizneset nga falimentimi.


Sadik Kastrati, po ashtu kordinator për Austri, tha se bankat në Kosovë kanë rol të rëndësishëm për shpëtimin e ekonomisë duke ulur interesin bankar në nivel të EU-së.


Bekim Shala, kordinator për Gjermani, tha se shembulli më i mirë është modeli i EU për tejkalim të pandemisë duke punuar, duke e mbështetur ndërrmarrjet, duke ua falë borxhet publike dhe duke iu dhënë kredi me interes 1% dhe greis periudhë prej dy vjet e më shumë.


Zijadin Abdullahi, kordinator për Gjenevë, tha se Zvicra është model për EU dhe Ballkani duhet t’i marrë të mirat që i ka dhe t’i zbatojë në mbështetje të tejkalimit të pandemisë.