Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2019, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje mundëson që Kosova të përfitojë 6 milionë euro në formë projektesh nga BE-ja, ndërsa 1 milion euro jepen si bashkëfinancim nga Kosova.
Projektligji u miratua me 95 vota për dhe asnjë kundër