Mjekët e infermierët në Mitrovicë nesër në protestë, kërkojnë shtesat prej 300 eurosh

Mjekët dhe infermierët e mjekësisë familjare në Mitrovicë, nuk do të punojnë nesër nga ora 08:00 deri në 09:30.

“Jepi zë” ka marrë vesh se ata do të protestojnë para Komunës për të kërkuar shtesat prej 300 eurosh.

Reklama e sponzorizuar

Protestat nuk janë organizuar nga Sindikata, mirëpo nga persona “kokë më vete”.

Ndërkohë, Qeveria ka premtuar se mjekëve e infermierëve do t’ju paguhen shtesat për punë gjatë pandemisë.

Ndryshe, mjekët e infermierët e disa komunave kanë protestuar.